Reperi amerikan Kanye West shkaktoi një sërë reagimesh pasi ndau një foto në rrjetet sociale në të cilën mban një maskë dhe një kapuç.
Edhe pse ai njihet prej kohësh për publikimet e tij të çuditshme të modës, fansat e tij besojnë se këtë herë ai e ka tejkaluar veten. Supozohet se ky model maske së shpejti mund të jetë në dispozicion për shitje nën markën e tij të modës Yeezy.
“Kjo foto më bën të dridhem”, “Çfarë po ndodh me këtë burrë?”, “Ai e ka humbur mendjen plotësisht”, janë disa nga reagimet.

Ai gjithashtu ndau në Instagram disa foto dhe pamje nga një koncert që mbajti së fundmi në Korenë e Jugut.
Edhe pse prej kohësh ka pasur thashetheme se ai po divorcohet nga Bianca Censori, ata janë ende bashkë. Ajo e shoqëroi atë në një koncert në Seul. Kohët e fundit ajo i paralajmëroi ndjekësit e saj në Instagram se llogaria e saj ishte hakuar disa herë.
“Nëse shihni diçka të çuditshme, nuk jam unë,” shkroi ajo.