Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka ndarë me ndjekëit e saj një përditësim pozitiv për shëndetin!
Artisja njoftoi në “Instagram” se kanceri i saj nuk ishte përhapur pas mastektomisë. Ajo dhe djali i saj 2-vjeçar, Sky Safir, të cilin e ka me partnerin Chanan Safir Colman, u thanë ndjekësve të saj se “ajo do të jetë mirë”.
Në klip, Jessie i mësoi të birit si të thoshte “Mami do të jetë mirë”, të cilën ai e përsëriste me ëmbëlsi.
Jessie J tha se do t’i nënshtrohej një tjetër operacioni për rindërtimin e gjirit, pas operacionit për të hequr një tumor nga gjinjtë e saj. Këngëtarja ka vendosur të mos mbajë asgjë të fshehtë në lidhje me shëndetin e saj.