11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Posta reagon pas raportimeve për largimin nga puna të gruas së Ilaz Kodrës

- Advertisement -

Ndërmarrja publike Posta e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se Kimete Kodra, gruaja e dëshmorit Ilaz Kodra, është larguar nga puna pas 22 vitesh në zyrat postare në Skenderaj.

Në reagim, thuhet se Kodra nuk është larguar nga puna, por që e njëjta është në suspendim

“Më 24.02.2022, para më se dy muajsh, bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Postar, znj. Kodra, i është shqiptuar masa “largim i përkohshëm me 50% të pagës” (suspendim), deri në përmbyllje të procedurës diciplinore. Sikurse edhe menaxherit regjional për Mitrovicë dhe disa zyrarëve tjerë që kanë rezutuar përgjegjës. Këto masa janë shqiptuar konform dispozitave të nenit 73, pika 1.3 të Ligjit të Punës (03/L-212), nenit 23 të Rregullores (së brendshme) për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës ( 01-2710/21), si dhe nenit 8, pika 1.3, pika 2 dhe 3 të Rregullores (së brendshme) për Përgjegjësi Disiplinore dhe Materiale (01-2605/21) të NP “Posta e Kosovës” Sh. A”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Sipas njoftimit, Kodra, si përgjegjëse komunale në Skenderaj, bashkë me pesë raste të tjera po hetohet për disa parregullsi të shkaktuara në janar të 2022.

“Gjatë muajit janar 2022, në kuadër të disa kontrolleve në zyrat postare në Skënderaj, e më gjërë në Regjionin e Mitrovicës, janë hasur një sërë parregullsi, pesha monetare e të cilave kapte shumën prej mëse 15 mijë EUR. Këto parregullsi janë trajtuar nga instancat përkatëse të ndërmarrjes, kurse zyrtarët përgjegjës janë duke u trajtuar nga komisioni diciplinor. Në këtë kuadër komisioni diciplinor po i trajton gjashtë (6)raste të punonjësve të zyrave postare në Skënderaj dhe të zyrës regjionale në Mitrovicë: arkatarë, kontrollorë, zyrtar financiar e menaxherë komunal e regjional, ndër ta edhe znj. Kodra, përgjegjëse komunale për Skënderaj”, thuhet tutje.

Posta e Kosovës bën të ditur se rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Ndryshe, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dje ka thënë se Kodra është larguar nga puna pas 22 vitesh punë në Postën e Kosovës në Skenderaj.

Për këtë, Lushtaku ka theksuar se Kodra është larguar me vendim të Bordit të Postës së Kosovës, bord që siç ka thënë ai, është emëruar me vendim të Qeverisë Kurti. 

Njoftojmë opinionin se punonjësja e NP “Posta e Kosovës”, znj. Kimete Kodra, nuk është larguar nga puna.Gjatë muajit…

Posted by Posta e Kosovës on Saturday, May 7, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit