Reperi i njohur që tashmë ka kaluar në muzikën country, Post Malone (30 vjeç), ka mahnitur fansat me paraqitjen e tij më të fundit, duke treguar humbjen e madhe në peshë si dhe stilin e tij të ri në fushatën e brendshme të markës “Skims” të Kim Kardashian.
Emri i tij i vërtetë është Austin Richard Post, dhe ky është debutimi i parë i tij si fytyra kryesore e kampanjës më të re të “Skims Men’s”, shkruan The Sun.
Koleksioni i ri përqendrohet te veshjet me printim kamuflazh – nga të brendshmet, te bluzat e thjeshta dhe veshjet e rehatshme prej pëlhure.

Fotot janë realizuar në ambientet malore të Utah-it, ku në disa prej tyre Malone shfaqet vetëm me të brendshme kamuflazh, duke theksuar transformimin e tij fizik.
Në imazhe të tjera shihet me kapelë kaubojsi, hipur mbi kalë apo duke mbledhur dru zjarri – duke e sjellë plotësisht në stilin e një ylli country.

Duke folur për GQ Magazine, këngëtari tha se përvoja ishte argëtuese: “U kënaqa shumë, më bëri të ndihesha si një djalosh i pashëm. Përgatitja? Shumë pulë e skuqur… U mundova të shtoja pak peshë, por nuk funksionoi”, u shpreh ai me humor.
Malone tregoi gjithashtu se e kishte shijuar shumë vendin ku u realizua fotosesioni: “Është diçka e mrekullueshme, natyrë e pastër dhe e bukur. Ndihesha shumë rehat dhe krenar që isha pjesë e këtij projekti”.

Koleksioni i ri Skims Men’s, ku përfshihet edhe linja e Post Malone, do të dalë në shitje më 21 gusht përmes faqes zyrtare të markës.