![Portugalia regjistron fitoren e tretë radhazi Portugalia regjistron fitoren e tretë radhazi](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_1-190-600x360-1.webp)
Kombëtarja e Portugalisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Roberto Martinez triumfuan sonte ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë në Grupin J.
Ndeshja e zhvilluar në “Estadio da Luz” përfundoi me rezultatin 3:0.
Bernardo Silva (44’) dhe Bruno Fernandes (77’, 90+3’) shënuan për fitoren e portugezëve.
Portugalia pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe prin në grup, me dy pikë më shumë se Sllovakia.
Bosnjë-Hercegovina është e katërta me tri pikë.