-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Portugalia mposht me mund Sllovakinë, Kroacia ‘shkatërron’ Letoninë

- Advertisement -

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Sllovakia, derisa Kroacia “shkatërroi” Letoninë.

Portugezët fituan me rezultat minimal 0:1, sfidë që doli të jetë shumë e barabartë.

Golin e vetëm në takim e realizoi mesfushori Bruno Fernandes, që realizoi një supergol nga distanca (43’).

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar me dy skuadrat që kishin raste të njëpasnjëshme, mirëpo u mungoi finalizimi.

Vlen të ceket edhe se Cristiano Ronaldo mori karton të verdhë pas një ndërhyrje mjaftë të rëndë, ku si pasojë do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Luksemburgut.

Sllovakia gjithashtu kishte një rast të artë shënimi me Milan Skriniar, mirëpo ylli i PSG-së dështoi nga afërsia.

Kësisoj, Portugalia vazhdon me rekordin e pamposhtur në grupn J me 15 pikë derisa Sllovakia renditet e dyta me 10 sosh.

Në anën tjetër, Kroacia ishte shumë e fuqishme për Letoninë me rezultat të thellë 5:0.

Bruno Petkovic kaloi Kroacinë në epërsi pas vetëm tre minutave loje më një gol nga gjuajtja e lirë.

Ndërsa, Luka Ivanusec dyfishoi epërsinë duke realizuar pas një topi të kthyer (13’).

Kroacia vazhdoi fuqishëm me Petkovic që realizoi edhe golin e dytë personal në përfundimin e pjeës së parë (44’).

Fitoren e kroatëve e vulosën golat e Kramaricit (68’) dhe Pasalic (78’).

Kësisoj, Kroacia momentalisht renditet në pozitën e tretë me shtatë pikë në grupin D, derisa Letonia vazhdon të qëndrojë në fund pa pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit