Home Lajme Botë Portugalia do të dërgojë tanket gjermane Leopard në Ukrainë

Portugalia do të dërgojë tanket gjermane Leopard në Ukrainë

0
Portugalia do të dërgojë tanket gjermane Leopard në Ukrainë

Portugalia do të dërgojë tanke gjermane Leopard 2 në Ukrainë, tha kryeministri portugez Antonio Costa të shtunën pa specifikuar numrin e tyre. Ai shtoi se Portugalia është në bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesët e duhura për të ndrequr disa prej tankeve në inventarin e armatimit të Portugalisë, raporton AFP.

Kurse, admirali Antonio Silva Ribeiro, kreu i forcave të armatosura portugeze në muajin e kaluar tha se Portugalia ka 37 tanke Leopard 2, mirëpo në mediat lokale është raportuar se shumica prej tyre janë jashtë funksionit.

 

Exit mobile version