Tollovi e madhe u krijua në derbin e Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Nga një goditje këndi, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.
Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.
Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Ndeshja është ndërprerë tash e një kohë.