Portieri i PSG-së, Sergio Rico është në një gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga kali teksa hipte në Andaluzia, konfirmoi një zëdhënës i skuadrës.
Portieri ishte në bankinë për titullin e 11-të të ligës së PSG-së kundër Strasburgut mbrëmë përpara se të kthehej në vendlindjen e tij, Spanjën pasi skuadrës iu dha një ditë pushimi.
“Ai është në një gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i PSG-së për mediat lokale sot.
Ish-portieri i Sevillas iu bashkua skuadrës franceze në vitin 2020 dhe e kaloi sezonin para tij si huazim te Fulham. Që nga ardhja në PSG, ai ka bërë 29 paraqitje për këtë skuadër.
“Ne i dëshirojmë shumë forcë dhe shërim të shpejtë”, ka shkruar Sevilla në profilin e saj në Twitter.