Gianluigi Donnarumma deklaroi se ëndërron një gol si ai i mikut të tij te Lazio, Ivan Provedel, i cili shënoi në Champions League teksa shmangu humbjen e Lazios përballë Atletico Madrid.
“Lazio e nisi shumë mirë eksperiencën në Champions League duke marrë një barazim përballë Atletico Madrid. Aty shënoi miku im Provedel. Shpresoj që diçka e tillë të më ndodhë edhe mua një ditë. Më shkruajti kunati sapo Provedel shënoi dhe më tha se donte që edhe unë të bëja gol.
Do të ishte diçka e bukur dhe kam nisur ta ëndërroj një moment të tillë, edhe pse kjo do të thotë se skuadra ime do të ishte në humbje në atë moment. Fitorja e skuadrës vjen para së gjithave, por ndoshta një ditë do të shënoj edhe unë”, tha portieri Gianluigi Donnarumma.