5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Portieri Donnaruma dëshiron të shënojë gol në Champions League, ëndërron suksesin e mikut të tij

- Advertisement -

Gianluigi Donnarumma deklaroi se ëndërron një gol si ai i mikut të tij te Lazio, Ivan Provedel, i cili shënoi në Champions League teksa shmangu humbjen e Lazios përballë Atletico Madrid.

“Lazio e nisi shumë mirë eksperiencën në Champions League duke marrë një barazim përballë Atletico Madrid. Aty shënoi miku im Provedel. Shpresoj që diçka e tillë të më ndodhë edhe mua një ditë. Më shkruajti kunati sapo Provedel shënoi dhe më tha se donte që edhe unë të bëja gol.

Do të ishte diçka e bukur dhe kam nisur ta ëndërroj një moment të tillë, edhe pse kjo do të thotë se skuadra ime do të ishte në humbje në atë moment. Fitorja e skuadrës vjen para së gjithave, por ndoshta një ditë do të shënoj edhe unë”, tha portieri Gianluigi Donnarumma.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit