3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Portali boshnjak heq nga artikulli qe e transmetoi RTK, emrin e Periskopit dhe Nacionales

- Advertisement -

Lajmi shpifës ndaj Periskopit e Nacionales, se gjoja financohen e kontrollohen nga Serbia, e që pushteti e përdori Transmetuesin Publik (RTK) për t’i sulmuar këto media, tanimë është demantuar.

Portali boshnjak ‘Slobodna Bosna’, e ka bërë ndryshimin e komplet artikullit në pjesën ku përmendet gazeta Nacionale dhe Periskopi.

Ky veprim i tyre vjen pas paralajmërimit për padi.

Avokatja e Nacionales në Bosnje dhe Hercegovinë, Jovana Kisin, ka dërguar kërkesë dhe paralajmërim për padi në adresën e portalit boshnjak. Kisin ka demantuar fuqishëm lajmin, duke kërkuar publikimin e demantit dhe fshirjen e emrave të mediave.

Si rezultat, me këtë veprim, konfirmohet sërish se ky portal nuk ka pasur as edhe një dëshmi për këtë akuzë të rëndë se “Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia”.

“Slobodna Bosnasapo ka dërguar një link ku është evidente se pjesa e tekstit lidhur me median Nacionale është fshirë”, ka thënë avokatja.

Se është larguar akuza e rëndë ndaj Nacionales dhe Periskopit, shihet qartësisht në artikull.

“Siç kupton ‘Slobodna Bosna’, regjimi i Vuçiqit po shtrihet në Mal të Zi dhe Kosovë për “mbulimin” e mediave të papërshtatshme në rajon. Në fakt, pas ‘aksioneve’ në Mal të Zi, radha ka ardhur për sulmin mediatik në Kosovë, ku, siç zvulojnë bashkëbiseduesit tanë nga ai shtet, i pari në radhë ishte portali Periskopi, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiq, dhe së fundmi është përfunduar edhe transaksioni milionësh për portalin kosovar Nacionale, e cila me shkrime kritike për qeverinë e Albin Kurtit është vënë nën dispozicin të regjimit të Vuçiqit dhe ka shktaktuar zemërin mes shqiptarëve të Kosovës”, ishte artikulli i parë.

Në editimin që ka ndodhur sot, nuk përmendet askund as Nacionales, as Periskopi. Nuk përmendet as Kosova, e as akuzat ndaj Kurtit. Pra, portal boshnjak është tërhequr nga të gjitha akuzat e dy mediave se kinse financohen nga Serbia.

“Sipas njohurive tona, përveç një media të njohur në Sarajevë, emrin e të cilit nuk do ta zbulojmë ende, në radarin e Vuçiqit është edhe “Bosnja e Lirë”. Sipas një skenari të mirëpërcaktuar, ushtria e robotëve ka për detyrë të prishë serverët dhe të kryejë sulme në portal dhe rrjete sociale, gjë që e kemi parë të panumërt deri tani, dhe nëse ky plan dështon, ata lëvizin në përpjekje për të marrë. mbi mediat. Lexoni më shumë për mediat e marra nga regjimi i Vuçiqit së shpejti në vazhdim të hulumtimit tonë…”, thuhet në artikullin e edituar.

Përderisa portali boshnjak tashmë ka pranuar përgjegjësinë lidhur me këtë lajm skandaloz, në RTK nuk ka as edhe një masë. Lajmi i njëjtë ishte transmetuar në portalin e RTK-së, dhe më pas ishte edituar. Ishte transmetuar edhe në edicionin qendror të lajmeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit