Porsche zyrtarisht prezantoi SUV-in elektrik Macan EV pasi publikoi disa detaje të vakëta vitin e kaluar. Së bashku me debutimin, kompania foli për specifikat, çmimin dhe datën e daljes në shitje.
Është një rival i drejtpërdrejtë i Jaguar I-Pace dhe Polestar 4. Bateria e makinës përshkon 613 kilometra me një karikim të vetëm.
Vjen në dy variante: Macan 4 me 379 kuaj fuqi dhe Macan Turbo me 621 kuaj fuqi. Premtimin që kompania bëri për më shumë se 600 kuaj fuqi po e mban me modelin Turbo.
Në pjesën e brendshme Macan EV ka tre ekrane të si pjesë e sistemit infotainment. Ekrani standard i instrumenteve i lakuar ka madhësi prej 12.6-inç ndërsa ekrani infotainment ka madhësi 11-inç dhe është me prekje.
Makina gjithashtu ofron një ekran 11-inç me prekje për pasagjerin duke ju dhënë atyre mundësi të shohin përmbajtje dhe të ndryshojnë kontrollet në anën e tyre të kabinës.
E gjithë platforma fuqizohet nga asistenti zanor i Porsche i ndërtuar mbi sistemin operativ Android Automotive. Madje ka një dyqan të dedikuar aplikacionesh quajtur Porsche App Center.
Pamja e jashtme e Macan EV duket më e rafinuar se modelet e vjetra të Macan. Pjesa e pasme ka një krah aerodinamik që mund të mbyllet ose hapet automatikisht për të rritur forcën tërheqëse të tokës.
Motori i përparmë është zhvilluar nga Bosch, ndërsa motori i pasmë nga qendra e prodhimit të Porsche në Zuffenhausen në Gjermani. Makina ka një sistem elektronik të kontrollit të kontaktit me tokën për të cilin Porsche thotë se është 5 herë më i shpejtë sesa një sistem me katër rrotat aktive të Macan ekzistues me karburant.
Porsche Macan EV, i cili nuk quhet më E-Macan, do të shitet krahas modelit me karburant deri vitin e ardhshëm kur ky i fundit do të hiqet nga tregu. Kompania ka premtuar se 80 përqind e shitjeve të saj globale në 2030-ën do të jenë makina elektrike.
SUV-i Mac EV do të shitet për 88,600 dollarë modeli standard dhe 120,000 dollarë modeli Turbo. /PCWorld Albanian/