1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Porsche dhe Cadillac prezantojnë versionet e reja elektrike

- Advertisement -

Është e sigurt të thuhet se Porsche nuk ka krijuar kurrë kaq shumë bujë rreth një produkti të ri.

Gjenerata e ardhshme e Macan pritet të debutojë më 25 janar, dhe për herë të fundit marka gjermane ka ngacmuar entuziastët e saj duke publikuar disa imazhe të modelit të ri.

Nga detajet e publikuara deri më tani nga Porsche, verisoni më i mirë i tij do të ketë të instaluar dy motorë, dhe një bateri të madhe 100 kWh që mund të përballojë karikimin prej 270 kWh.

Porsche e përshkruan modelin e ri nga Macan si një crossover sportiv me një dizajn të mrekullueshëm, i cili pritet të dalë në shitje në të njëjtën kohë me Audi Q6 E-Tron.

Ndërsa ende nuk është bërë një njoftim zyrtar, Macan EV besohet se zëvendëson versionin me benzinë në Bashkimin Evropian.

Porsche me sa duket nuk do të lejohet të shesë crossover-in aktual për shumë gjatë në BE për shkak të rregulloreve të sigurisë kibernetike.

Gjithashtu, edhe Cadillac ka njoftuar për serinë V e cila është gati të hyjë në një epokë elektrike me zero emetime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit