34.1 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Porosia e Thaçit nga Haga: Më shumë dashuri për shtetin e popullin, Edi po bën historinë evropiane

- Advertisement -

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën ultra ekskluzive të dhënë në Rubikon në Klan Kosova, nga Haga ka folur edhe për mikun e tij të madh, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Thaçi tha se Shqipëria sot është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore dhe sipas tij, Rama po e bën historinë evropiane të shqiptarëve.

“Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore.  Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim.  Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët.  Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”, u shpreh Thaçi.

Tutje, ai shprehu opinionin e tij edhe për Kosovën, duke thënë se duhet të ketë më shumë dashuri për shtetin dhe popullin, më shumë dialog, tolerancë, bashkëpunim e respekt për njëri-tjetrin.

“Dallimet politike do duhej t`i shndërrojnë në motiv për punë më cilësore, shteti mund të ndërtohet fuqishëm edhe ndërkundërshti, por këto kundërshti të kuptohen dhe respektohen si garë për punë më të mirë, e jo për të penguar njëri-tjetrin, duke e paguar çmimin Kosova. Liderët janë të përkohshëm. Kosova është e përjetshme”, tha Thaçi.

 

Të ngjashme

Të fundit