0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion – ja pse!

- Advertisement -

“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe mundësia me rujt integritetin është me e vogël”, kështu ka deklaruar Bedria Hamza kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ekonomisti që e nisi karrierën në Trepcë, e vazhdoi në sektorin publik për disa vite, në intervistën për Rubikon tha se i kishte hyrë politikës duke marrë pozitën e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Mitrovicë.

Por, për shkak se i duheshin më shumë financa, u angazhua në sektorin privat ku punoi për 6 vite me radhë.

“Në sektorin privat kam punu 6 vjet, e në vitin 2008 jam rikthyer në jetën publike si zëvendës  ministër, si ministër, si guvernator, prap ministër, deputet e nënkryetar i Kuvendit e Kryetar i Komunës deri këtu ku jemi sot kandidat për kryeministër”.

Sipas Hamzës, politikën nuk duhet ta fillosh nëse nuk e ke një profesion. Nëse i hyn politikës pa profesion, sipas Hamzës mundësia me kontribu është më e vogël.

“Përparësi tek unë ka qenë se nuk kam hy në politikë pa profesion, edhe mendoj se njerëzit në politikë duhet me hy me profesion. Kur e ke profesionin edhe ai ta mundëson gjithmonë një kontratë korrekte të punës, gjithmonë ta lejon me rujt integritetin ta lehtëson vendimmarrjen nëse nuk pajtohesh me diçka i bënë veprimet e nevojshme. Nëse në politikë je pa profesion edhe mundësia me kontribu është me e vogël edhe me rujt integritetin dhe me rujt vendmim marrjen është me e vogël. Mu me ka ndihmu profesioni kam hy si financier në politikë edhe me ka ndihmu vazhdimisht gjatë ketij rugëtimi”, tha Hamza për Rubikon

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit