Mediat e huaja shkruajnë se bashkëpunëtorët dhe miqtë e saj, janë alarmuar nga zhdukja e papritur dhe mungesa e kontaktit me Adën. Ata kanë njoftuar policinë se çfarë po ndodhte dhe menjëherë kanë nisur hetimet për të gjetur vendodhjen e saj.

Majacheva, e njohur në industrinë e pornos, jetonte dhe punonte në Europë, ku kishte banuar larg familjes së saj, e cila e refuzoi për shkak të zgjedhjes së saj në karrierë.

Ada, me origjinë nga Republika e Dagestanit në Rusi, humbi çdo kontakt me të afërmit e saj shtatë vjet më parë, të cilët nuk e pranuan karrierën e saj në industrinë e filmave për të rritur.

Aktorja, e cila kishte marrë edhe kërcënime në të kaluarën, rrëfeu në një intervistë të vitit 2021 se një wrestler i njohur rus i UFC-së madje ofroi një makinë luksoze në këmbim të vrasjes së saj, gjë që ngriti shqetësimet për sigurinë e pornostares dhe rreziqet e mundshme me të cilat ajo përballej për profesionin dhe origjinën e saj.

Miqtë e Majacheva kanë frikë se njerëzit me origjinë kaukaziane që banojnë në Republikën Çeke mund të kenë pasur ndonjë përfshirje në zhdukjen e saj. Ky spekulim bazohet në disa komente dhe mungesën e komunikimit që ajo kishte muajt e fundit, situatë që kishte filluar të shqetësonte rrethin e saj të ngushtë.

Deri më tani, policia çeke nuk ka dhënë deklarata zyrtare në lidhje me hetimet në vazhdim

Vdekjet e çuditshme të aktoreve të pornos

Edhe pse ky nuk është rasti i Ada Majaçevës, pasi ajo për momentin rezulton vetëm e zhdukur, ka shumë raste të yjeve të filmave për të rritur që kanë pësuar fat më të keq. Në muajt e fundit, ka pasur disa vdekje tragjike të aktoreve, duke përfshirë Kagney Linn Karter, Thaina Fields, Jesse Jane dhe Sophie Anderson.

Këto raste kanë ndezur debate rreth faktorëve të rrezikut dhe cenueshmërisë së aktoreve pornografike ndaj problemeve të shëndetit mendor dhe situatave të izolimit.

Studimet e fundit kanë zbuluar se aktoret pornografike përballen me shanse më të larta për të vuajtur nga depresioni, trauma dhe vetëvrasje në krahasim me popullatën e përgjithshme. Shkaqet e këtyre problemeve përfshijnë shfrytëzimin në punë, stigmën sociale dhe mungesën e mbështetjes për të përballuar kërkesat e industrisë.