Popullariteti i Will Smith ka rënë ndjeshëm pasi goditi me shuplakë Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar marsin e kaluar. Në një artikull të Variety duke cituar Q Scores, një metrikë që mat famën e të famshmëve, statistikat tregojnë se perceptimi për aktorin ra pas sulmit ndaj Rock.
Ngjarja ndodhur pasi komediani bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith. Megjithatë, kjo batutë nuk u prit mirë nga aktori pasi Jada vuan me alopecia, sëmundje e cila shkakton rënie të flokëve. Smith më pas doli në skenë dhe goditi me shuplakë Rock-un.
![E fundit: Popullariteti i Will Smith ka rënë ndjeshëm pas shuplakës së Chris Rock në Academy Awards marsin e kaluar, sipas vlerësimeve të Q Scores. Ai u fotografua në Oscars më 27 Mars pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/08/24/00/61665501-11139897-image-a-95_1661298004233.jpg)
Përpara këtij skandali, Smith përfshihej në top pesëshen ose 10-shen e aktorëve më të vlerësuar pozitivisht, bazuar në sondazhet Q Scores të kryera çdo janar dhe korrik, tha zëvendëspresidenti i Q Scores, Henry Schafer. Ai renditej rregullisht pranë yjeve të njohur si Denzel Washington dhe Tom Hanks.
Diferenca midis numrave nga sondazhet e janarit dhe korrikut të këtij viti tregoi atë që Schafer e përshkroi si ‘një rënie shumë domethënëse dhe të shpejtë’ të pikës pozitive Q të Smith nga 39 në 24, sipas Variety. Gruaja e Smith, Jada Pinkett Smith, gjithashtu mori një goditje në imazhin e saj.
![Smith doli në skenë dhe goditi Rockun, më pas u kthye në vendin e tij dhe i bërtiti atij gjatë procesit](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/08/24/00/61665419-11139897-image-a-96_1661298016151.jpg)
Rezulati i saj pozitiv ra nga 13 në 6, ndërsa rezultati i saj negativ shkoi nga 29 në 44. Rënia e popullaritetit të aktorit të famshëm, i cili fitoi po atë natë një çmim Oscar, ka të ngjarë të ketë një ndikim në lidhje me studiot filmike ose reklamuesit që kërkojnë të punojnë me të.
![Pas shuplakës, rezultati pozitiv Q i Smith ra nga 39 në 24, ndërsa rezultati i tij negativ Q u rrit nga më pak se 10 në 26.](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/08/24/00/61665459-11139897-image-a-97_1661298020847.jpg)