21.9 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

“Popull pa shtet”: Mehmetaj alarmon për kërcënimet ndaj sinjalizueses Makfirete Dibranit dhe ngecjen e hetimeve për “Ambalazhuesit e Ujit”

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ku ngritur alarmin për sigurinë e sinjalizueses Makfirete Dibrani dhe për ngecjen e hetimeve në rastin e dyshuar për keqpërdorime multimilionëshe me “Ambalazhuesit e Ujit”.

Dibrani u vlerësua vitin e kaluar me Çmimin për Guxim Qytetar, pasi njoftoi organet e drejtësisë dhe mediat për dyshimet mbi keqpërdorime të mëdha financiare në sektorin e ambalazhimit të ujit.

Mehmetaj tha se Dibrani po përballet me një seri kërcënimesh dhe frikësimesh, teksa kritikoi institucionet e drejtësisë se nuk i ofruan mbrojtje të mjaftueshme.: “Makfiretes kërcënimet nuk po i ndalen. Para një kohe, ajo në tarracën e banesës së saj gjeti një predhë plumbi. Derisa para pak ditësh, dikush e thirri me numër në Viber dhe i tha se s’do ta lëshojë të gjallë.”

“Sot, kriminelët që i denoncoi Makfiretja i shoh gjithë ditën duke lëvizur të lirë nëpër Prishtinë, kurse zonja Makfirete po e ka të vështirë të dal nga banesa e saj e natën nuk fle dot, sepse dëgjon hapa vazhdimisht e trokitje në derën e banesës së saj. Ajo për të gjitha e ka njoftuar policinë, por policia deri më tani pak ka bërë. Paramendojeni, përkundër të gjitha provave të dorëzuara, ata nuk i kanë siguruar akoma as mbrojte të afërt.”

Gazetari Mehmetaj bëri të ditur se hetimet për rastin “Ambalazhuesit e Ujit” kanë ngecur dhe aktakuza ende nuk është ngritur, me arsyetimin se “hetimet po vazhdojnë”. Ai kritikoi edhe prokuroren e rastit, duke ngritur dyshime për profesionalizmin dhe pavarësinë e hetimit.

“Në anën tjetër, prokurorja e rastit të Ambalazhuesve ose është shitur te ata që po i heton, ose është totalisht e paaftë për ta përfunduar hetimin tashmë, meqë faktet i ka të gjitha, të konfirmuara në çdo anë. Jam krejtësisht i thyer për shkak të gjendjes që e ka sot Makfirete Dibrani. Ajo në vend që të lëvizte krenarisht nëpër qytetin e saj, i duhet të mbyllet në banesë. Ky s’është shtet. Kjo s’është shoqëri. Makfirete na fal.”

Të ngjashme

Të fundit