Home Lajme “Populistët si Kurti forcohen kur u jep garanca edhe më të mëdha të sigurisë”: Dy diplomatët amerikanë shtjellojnë ngjarjet e fundit

“Populistët si Kurti forcohen kur u jep garanca edhe më të mëdha të sigurisë”: Dy diplomatët amerikanë shtjellojnë ngjarjet e fundit

0
“Populistët si Kurti forcohen kur u jep garanca edhe më të mëdha të sigurisë”: Dy diplomatët amerikanë shtjellojnë ngjarjet e fundit

Qysh në fillim, ish-ambasadori amerikan, Kosnett, përmend marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Askush nuk priste që implementimi të jetë i lehtë. Vuçiq fluturoi për në shtëpi dhe menjëherë mohoi këtë marrëveshje para audiencës së tij lokale; Kurti (si një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar) ishte shumë skeptik rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por bisedimet vijuese për zbatimin filluan dhe treni ishte në shina” – thotë ai fillimisht.

Çka këshillojnë?

Pas rastit të Bajnskës, sipas ish-ambasadorit në Kosovë, edhe ShBA edhe BE-ja duhet ta “rimendojnë” Asociacionin.

“Në të kaluarën, diplomatët perëndimor (duke më përfshirë edhe mua) e bëmë të qartë që vetë-menaxhimi i limituar për komunat serbe do të zvogëlonte me kohë mosbesimin mes serbëve të Kosovës dhe fqinjëve të tyre shqiptarë.” – shtoi ai, derisa thekson se shumë në Kosovë frikësohen se Asociacioni mund t’i ngjajë një Republike Srpska.

Kështu, këshilla tjetër e Kosnett, është që Brukseli dhe ShBA-ja duhet të shtyjnë vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Po ashtu, NATO duhet të vazhdojë të mbaë një prezencë të fuqishme të KFOR-it – që i ndihmon të gjitha komuniteteve etnike në Kosovë – dhe të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në profesionalizimin e ushtrisë së saj të vogël.” – u shpreh ai.

Ajo që më pas e thotë Kosnett, përmend “kushte”, kur vjen fjala te ndihmat ndaj Kosovës, por duke e arsyetuar qëndrimin e tij.

“Washingtoni duhet të formulojë dhe publikojë një strategji të bazuar në kushte për ndihmën ndaj Kosovës. Kjo duhet të përfshijë jo vetëm ndihmën e USAID-it dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, por edhe praktikën e përfshirjes së këshillarëve brenda institucioneve të Kosovës – e cila rrit ndikimin e ShBA-së, por mund të jetë ‘foshnjore’” – thotë ai.

Që mos të keqkuptohet, Kosnett shton që nuk po bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të asistencës.

“Nuk po bëj thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të asistencës (gjë që disa kosovarë mund ta dëgjojnë kur e them këtë). Kosovarët duhet të planifikojnë për ndihmën amerikane dhe evropiane, po ashtu, që edhe remitancat nga diaspora, të ulen me kalimin e kohës. Ekonomia e Kosovës do të vazhdojë të jetë “e paralizuar” derisa investitorët potencialë e shohin rajonin si jostabil dhe Kosovën jo krejtësisht të integruar në ekonominë e Ballkanit – që nënkupton punën me Serbinë.” – u shpreh ai.

Kosnett e kalon fjalën te ish-kolegu i tij, Anthony Godfrey, duke e pyetur: “Anthony, çka mund të bëjnë BE-ja dhe ShBA-ja që të nxisin një sjellje konstruktive të Serbisë?”.

Çka tha ish-ambasadori Godfrey?

“Unë dhe ti pajtohemi që Serbia nuk duhet të lejohet që të nxis rebelim të armatosur ose të lejojë etnonacionalistët që të influencojnë rezultatet e zgjedhjeve në Kosoveë (Bosnjë ose Malin e Zi). Unë do ta mbroja përpjekjen për t’u kthyer në status quo ante, edhe nëse kjo do të thotë diplomaci e pafundme për miqtë tanë, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Të ndihmosh Serbinë dhe Kosovën të rrisin ekonomitë e tyre në një pikë ku ndërvarësia e bën konfliktin më pak tërheqës duket më e besueshme dhe më pak e kushtueshme.” – tha ai.

Megjithatë, Godfrey shton që Kosova nuk duhet ta “godas ariun” në veri, derisa të mos përgatitet më shumë në aspektin ekonomik, e edhe atë të sigurisë.

Madje, këtu ai përmendi edhe kryeministrin Albin Kurti, të cilin e quajti edhe “populist”.

“Sipas mendimit tim, garancitë më të forta të sigurisë për Kosovën do të bënin pak, përveç fuqizimit të mëtejshëm të politikanëve populistë (si Kurti) që të përpiqen edhe më shumë për të vendosur kontrollin shtetëror mbi të gjithë atë që Shtetet e Bashkuara e njohin si territor të Republikës së Kosovës. Në terma rreptësisht ligjorë, operacioni “anti-terrorist” i presidentit azerbajxhanas Aliyev në Nagorno-Karabakh – i cili sapo ka çuar në spastrim etnik tragjik atje – binte brenda të drejtave të tij pasi ne gjithmonë kemi njohur integritetin territorial të Azerbajxhanit. Derisa Kosova të jetë më e përgatitur për të qëndruar më vete, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë të sigurisë, duhet të kujdeset që të mos e “godis ariun” në veri.” – tha ai.

Exit mobile version