3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Poni realizon një këngë për Beniadën me të cilën do kërceni të gjithë

- Advertisement -

Realizimi i një kënge është padyshim një nga mënyrat më të veçanta për të shprehur dashurinë, vlerësimin dhe famën e dikujt dhe sigurisht marrja e një kënge si “dhuratë” është edhe më e çmuar. “Big Brother VIP” duket se ndër të tjera ka frymëzuar edhe shumë artistë. Shumë prej tyre si Fifi, Sheila, Arditi, Semi, Beatrix, Sabiani ka realizuar këngë teksa të tjerë si Donaldi, Iliri, apo Beniada janë përmendur nëpër këngë.

Ka qenë Poni ajo e cila së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Vajzat shqiptare”, ku këndon por vajzat tona të cilat i krahason me Beniadën.

Vajzat tona s’janë fasada, janë të mira si Beniada

Sot në club kërcen lambada, dukesh bukur si Beniada

Kujtojmë se një javë më parë Poni ishte e ftuar në “Big Brother VIP” për të surprizuar Beniadën e cila ka shprehur simpatinë për Ponin. Këngëtarja ka vendosur në vargje komentet që të gjithë i mendojnë për Beniadën, surprizën e këtij “Big Brother VIP”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit