Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua sot në Pejë, saktësisht në dalje të qytetit të Pejës për në Deçan.
Si shkak i këtij shpërthimi në një pompë të derivateve, humbi jetën një person dhe u lëndua një tjetër.
Kjo është konfirmua edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë. “Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente. Nuk kemi ende diçka konkrete se cila ka qenë arsyeja e shpërthimit”, deklaroi Nikçi.
E ngjarja në fjalë ku shpërtheu cisterna ndodhi në pompën e derivateve “Delta Group”.
Sipas informative të para personi që ndërroi jetë ishte punëtor në këtë pompë, rreth 45 vjeçar.
Si fillim rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës, ku u tha se ndodhi rreth orës 09:40.
“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, tha ai