Oferta e Bashkimit Europian prej 500 milionë eurove në ndihmë për vendet që ndihmojnë refugjatët ukrainas është e pamjaftueshme, tha zëvendësministër i Jashtëm polak, Paëel Jablonski.
“Kjo shumë sigurisht që nuk do të jetë e mjaftueshme, sidomos kur do të shpërndahet midis të gjitha vendeve”, tha Jablonski për Polsat News.
Rreth 1.2 milion njerëz, 90% e tyre qytetarë ukrainas, kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.
Jablonski tha se llogaritjet fillestare vlerësojnë se kostoja e pritjes së një milion refugjatëve do t’i kushtojë Polonisë deri në 2 miliardë euro nëse merren parasysh kostot e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve sociale.
“Kjo është një llogaritje për një milion njerëz dhe ne do të kemi shumë më tepër se kaq”, shtoi ai.