17.4 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Polonia ndalet nga Moldavia, Uellsi mposht Kroacinë dhe Spanja mjaftohet me Gavin

- Advertisement -

Sot janë luajtur ndeshjet e radhës të kualifikueseve të Euro 2024.

Polonia dhe Moldavia, dy skuadra të cilat ndodhen në grupin tonë, janë ndeshur së bashku në Varshavë dhe sfida ka përfunduar në barazimin 1-1. Moldavët ishin të parët që kaluan në avantazh, por polakët gjetën golin e barazimit në pjesën e dytë.

Me këtë rezultat, Polonia ndodhet tashmë në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Moldavia në vendin e katërt me 9 pikë. Sfidën e radhës, Moldavia luan në shtëpi ndaj Shqipërisë. Moldavët kanë treguar që nuk janë një ekip i thjeshtë për t’u mposhtur, por Shqipëria do të kërkojë në çdo mënyrë të dalë me pikë.

Uellsi ka mposhtur Kroacinë me shifrat 2-1. Vendasit kaluan dy herë në avantazh me anë Wilson në pjesën e dytë, ndërsa Kroacia shënoi golin e vetëm me anë të Pasalic. Me fitoren e marrë, Uellsi ndodhet tashmë në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Kroacia e vendit të tretë.

Spanja ka mposhtur Norvegjinë me rezultatin minimal 0-1. Gavi ishte autori i golit të vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes. Iberikët me këtë fitore pozicionohen në vendin e parë të grupit me 15 pikë, por ndiqen nga pas prej Skocisë të cilët kanë po të njëjtën shifër pikësh. Ndërkohë, nordikët të udhëhequr nga Haaland ndodhen në vendin e tretë me 10 pikë. /abcnews.al/

Shikoni golat e ndeshjes Poloni-Moldavi

Shikoni golat e ndeshjes Uells-Kroaci

Shikoni golin e ndeshjes Norvegji-Spanjë

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit