-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Politikani serb: Nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet të bëhet në muajin prill

- Advertisement -

Deputeti dhe zëdhënësi i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq, nuk beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi do të nënshkruajnë marrëveshje të hënë në Bruksel por do të “bisedojnë verbalisht” që ta pranojnë marrëveshjen, e cila është “pothuajse një punë e kryer”.

Ai ka thënë se ka infromacione se marrëveshja do të nënshkruhet në muajin prill.

“Në kuptimin juridik, mbetet vetëm të nënshkruhet dhe informacionet thonë se kjo duhet të ndodhë deri në prill.” – tha Jovanoviq për televizionin Nova S.

“Suksesi i vetëm, megjithatë, do të ishte marrja e pëlqimit të Perëndimit që Vuçiq të mbetet në pushtet. Me këtë marrëveshje Serbia e humb Kosovën dhe de facto heq dorë nga ajo, dhe Vuçiq në këmbim qëndron në pushtet.” – tha Jovanoviq, duke shtuar se Qeveria serbe do të mundohet ta paraqes si një sukses.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit