8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Politikani serb bën homazhe në Prekaz: Kërkova falje në emër të serbëve për viktimat e pafajshme shqiptare gjatë luftës

- Advertisement -

 

Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviç, gjatë vizitës së tij në Kompleksin Memorial në Prekaz teksa ka bërë homazhe tek varrezat e Jasharëve, ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Sanduloviç, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’, ka thënë se është politikani i vetëm serb që ka kërkuar falje për këto krime.

“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar ai.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.

Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë.

Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.

Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.

Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.

Instituti për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, pritet të dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës duke siguruar edhe të dhëna të humbjeve në njerëz, dëmeve fizike dhe shpirtërore apo psikologjike, dëmeve ekonomike apo materiale, dëmeve në ambient, pronës kulturore, dhe llojet e tjera të dëmeve të shkaktuara nga krimet e kryera gjatë luftës.

Instituti do të hulumtojë dhe dokumentojë rrethanat, në të cilat janë kryer krimet gjatë luftës duke bërë grumbullimin, verifikimin, sistemimin dhe ruajtjen e të dhënave, si dhe siguron qasjen publike për viktimat dhe palët e interesuara në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Serbia akoma nuk i ka pranuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë 1998-99./albanianpost.com

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit