Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq ka bërë të ditur se është larguar nga Serbia.
Ai ka shkruar se është larguar nga djepi më i madh i së keqes në Ballkanin Perëndimor. Përderisa, e ka akuzuar presidentin serb Vuçiq si “diktator nazist”, transmeton lajmi.net.
“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandër Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandër Vulin, BIA-n dhe Zvonko Veselinoviçin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë!
Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar!
E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor!”, ka shkruar Bogdanoviq në platformën “X”
https://twitter.com/GenSecRespond/status/1719780634141331667?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719780634141331667%7Ctwgr%5Ea7abc4d40b6b85d4273ae6cb837bda2c5d17c1c9%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fpolitikani-opozitar-serb-le-serbine-u-largova-nga-vendi-qe-sponsorizon-terrorizmin-nderkombetar%2F






