Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, ka shkruar një shkrim të shkurtër në rrjetin social X.
Politikani liberal serb, pra Jovanoviq ka deklaruar se kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar, le të shkoj në Shqipëri. Po ashtu, Jovanoviq shkroi se kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të shkojë në Serbi.
Tutje, politikani serb, që njeh shtetin e pavarur të Kosovës, ka shkruar se shqiptarët e serbët duhet të jetojnë në Kosovë.
“Kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri. Kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të vijë në Serbi. Serbët dhe shqiptarët, shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, sepse ajo është e vetmja Kosovë, Kosovë për të gjithë ne dhe për të gjithë fëmijët tanë.” – shkroi Jovanoviq.