22.2 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Politikani britanik: Putini është i interesuar të dobësojë BE-në dhe NATO-n në Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -

Ish- ministri për Çështjet Evropiane në Qeverinë Britanike, David Lidington në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndaluar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike. Lidington u shpreh se paqëndrueshmemeria në raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë në interes të Rusisë.

Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, është në interesin e Putinit të destabilizojë institucionet perëndimore, të dobësojë NATO-n dhe BE-në dhe në të njëjtën kohë të zgjerojë ndikimin rus përmes mjeteve të ndryshme diplomatike dhe kulturore që ka në dispozicion”, tha fillimisht Lidington.

Është e qartë se në Bosnjë është në interesin e Putinit të mbështesë ndarjen themelore të entiteteve brenda vendit, të përpiqet të theksojë dallimet, tensionet dhe të përpiqet të dobësojë ose parandalojë lëvizjen drejt pajtimit të vërtetë midis komuniteteve, drejt krijimit të një shoqërie të përbashkët në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha ai tutje.

Lidington tha se paqëndrueshmemeria në raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë në interes të Rusisë.

Në rajon, ne e dimë se Rusia dëshiron ta mbajë Serbinë nën ndikimin e saj dhe se paqëndrueshmëria në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u përshtatet interesave të Putinit”, ka thene Lidington.

Në të kaluarën, Putini ishte bashkëpunëtor në përpjekjet për të ndryshuar Qeverinë në Mal të Zi. Paratë ruse, natyrisht, përfshihen edhe në Maqedoninë e Veriut”, tha tutje.

Çdo gjë që ai mund të bëjë për t’i ndaluar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike, Putini do të përpiqet ta bëjë”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit