3.8 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Politika e ulët dhe manipulative e LVV-së karshi opozitës

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

Qeverisja e LVV-së, e ngërthyer nga korrupsioni në rritje, vendimmarrjet e dëmshme për interesat shtetërore dhe mungesa e kompetencës profesionale, e ka humbur prej kohësh epërisnë dhe kredibilitetin etik.

Për ta fshehur këtë rënie të thellë politike, ajo po përpiqet vazhdimisht të prodhojë presion moral ndaj opozitës dhe të zbehë besueshmërinë e kundërshtarëve të saj në sytë e publikut.

Një nga instrumentet që LVV shfrytëzon për këtë lojë politike është Lista Srpska, e cila përdoret sa herë qeveria goditet nga kritikat për dështime, skandale dhe keqqeverisje. Duke zhvendosur vëmendjen tek akuzat e fabrikuara, LVV përpiqet ta detyrojë opozitën në pozicion mbrojtës, në vend se të japë llogari për përgjegjësitë e saj.

Megjithatë, sulmet etike dhe etiketimet politike nuk zëvendësojnë argumentin. Ato vetëm rrisin polarizimin dhe krijojnë narrativa të fabrikuara, të cilat shërbejnë për të mbuluar mungesën e transparencës. Por kontrolli i narrativave, sado agresiv të jetë, nuk është mekanizëm për t’i shpëtuar llogaridhënies dhe as rrugë për të shmangur përgjegjësinë politike, juridike dhe shtetërore që ka patur dhe ka LVV.

Protagonistët e skenës dhe prapaskenës së LVV-së, herët a vonë, do të përballen si me drejtësinë juridike ashtu edhe me atë morale, për mashtrim, manipulim dhe keqpërdorim të pushtetit.

Të ngjashme

Të fundit