6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Politika dhe përfaqësimi ndërkombëtar i sfiduar nga masat ndëshkuese

- Advertisement -

Kohëve të fundit, janë rralluar takimet bilaterale mes krerëve shtetëror të Kosovës dhe homologëve të tyre perëndimor. Mungesën e këtyre takimeve, njohësit e rrethanave politike e lidhin me masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian. Disa prej tyre mendojnë se vendi rrezikon edhe izolimin nëse vazhdon me këtë qasje politike në raport me miqtë ndërkombëtar.

Moskoordinimi i veprimeve të Kosovës me shtetet partnere që u pasua edhe me masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian, besohet se po prodhojnë pasoja edhe në planin e përfaqësimit ndërkombëtar e diplomatik.

Në planin e përfaqësimit diplomatik, Qeveria e Kosovës po i bartë pasojat kryesore, të këtyre masave.

Aktualisht mbetet presidentja Vjosa Osmani e cila po arrinë të vazhdojë agjendën e saj në politikën e jashtme, duke realizuar edhe takime me liderët botërorë, qofshin ato edhe në margjinat e konferencave e samiteve të ndryshme.

Analisti politik, Arton Demhasaj mendon se krahas qeverisë, vazhdimi i masave të BE-së do të mund të penalizonte edhe agjendën diplomatike të presidentes në të ardhmen.

“Kemi pa që masat nuk kanë pas ndikim sa i përket takimeve multilaterale që mbahen në konferenca apo samite të ndryshme, sic është tash në OKB që është presidentja atje. Por në të ardhmen nëse vazhdon situata të mbetet e tillë, mund të pritet që të merren masa edhe të këtij niveli, pra të mos ftohet Kosova as në takime të tilla multilaterale, e kjo do të konsiderohej si izolim total i Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thotë Demhasaj.

Madje ai vlerëson që Kosova veçse ka hyrë në fazën e izolimit.

“Mund ta qes Kosovën jashtë loje”. Po e marr vetëm një shembull, Kosova synon anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në momentin që ti nuk mundesh me realizu takime dypalëshe me vendet që janë anëtare në Këshill të Evropës, për me kërku votën e tyre për përkrahje të Kosovës të jetë pjesë e Këshillit, kjo mund të jetë pasoja pra”

Mirëpo ndryshe mendon njohësi i çështjeve politike, Visar Xani.

Sipas tij, mungesa e takimeve të nivelit të lartë sjell pengesa, por jo izolim.

“Është me rëndësi që takime të tilla të jenë më të shpeshta me qëllim që të shfrytëzohen prej Kosovës për avancim në çështjet e interesit të Kosovës në këto procese dhe takime. Mungesa e takimeve të tilla e pamundëson të bërit një politike të jashtme të duhur dhe mund të ndikojë që të ketë sa ma pak kontakte, por nuk mund të them se do të ketë izolim”, vlerëson Xani.

Agjenda diplomatike e institucioneve të Kosovës, ka kohë që ka mbetur nën hijen e takimeve që ndërlidhen me dialogun me Serbinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit