5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Policja serbe e Kosovës me gjuhë urrejtëse ndaj Granit Xhakës (Foto)

- Advertisement -
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, mbrëmë për herë të dytë radhazi i kanë dhënë një “shuplakë” të fortë Serbisë, duke e eliminuar nga Kupa e Botës Katar 2022, pas atij eliminimi spektakolar që i kishin bërë katër vite me parë në Rusi. Madje, para syve të Putinit.

Eliminimi për serbët ndoshta nuk do të kishte qenë aq i dhimbshëm nga Zvicra sikur ai të mos vinte nga dy futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Kjo ka bërë që policja serbe e Kosovës, Svetlana Raciceviq, që shërben në stacionin e Graçanicës, të përdorë gjuhën e urrejtjes.

“Kur mbytet një zotëri, mbytet me dorëza të bardha”, ka shkruar ajo në Facebook.

Dorëzat e bardha janë përdorur nga njësia famëkeqe e Arkanit, e cila njihet për krimet mizore që ka bërë në Kosovë.

Sigurisht që ndaj këtij postimi duhet të merren masa nga Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, si dhe IPK-ja, pasi dihet me rregullore që policia nuk guxon të përdorë gjuhë politike e aq më shumë fyerje raciste, siç është ky i polices serbe të Graçanicës. /Demokracia/

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit