-4.5 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Policja, për të cilën po kërkon IPK suspendim, është “vajza e udbashit” që ndaloi dje Dugollin

- Advertisement -

Inspektorati Policor bëri të ditur sot se kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtare policore në Prishtinë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale

“Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit. Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit. Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e IPK-së.

Rasti në fjalë është ai për të cilin raportoi dje deputeti Enver Dugolli, i cili tha se ishte ndaluar në rrugë nga vajza e Ajet Istogut, për të cilin ai kishte rrëfyer se e kishte torturuar gjatë qëndrimit të tij në burg

“Trashëgimtarët e UDB-ashëve s’ndjejnë keqardhje për të bëmat e baballarëve të tyre. Diku rreth orës 13:30, në kohën kur kryesuesja e parlamentit shpalli kohën e pauzës për drekë, unë dola nga hyrja e deputetëve dhe së bashku me një koleg timin deputet po nxitonin për të drekuar. Menjëherë aty tek laura e parkingut, një zonjë nxiton në drejtim timin duke më thirrur; ”z.Dugolli, a mund të ndaleni se kam një bisedë”, tha ai.

Suzana Istogu, sipas tij i ka kërkuar llogari për deklaratat që i ka dhënë për babain e saj.

“Thënë të drejtën njëherë më shkoi mendja që paska dalur të më shprehte keqardhje për ato tortura që m’i kishte shkaktuar prindi i saj, Ajet Istogu, por shumë shpejtë e kuptova që ajo veç keqardhje nuk kishte dalur të më kërkonte. Gjithnjë me mirësjellje i drejtohem: Po, është e vërtetë se kam thënë qe më vije keq për fëmijët e tyre, sepse besoj qe fëmijët nuk janë fajtorë për prindërit e tyre, aq më tepër që fëmijët nuk mund t’i zgjedhin baballarët. Ajo me një lloj shpërfillje ma kthen: ”Nuk është në rregull qe e përmendni babain tim Ajet Istogu, Ajet Istogu…sepse unë e njoh babain tim…”, ka shkruar Dugolli

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit