8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Policia zvicerane ndërpret xhirimet e videoklipit të dy reperëve të njohur kosovarë

- Advertisement -

Mozzik prej muaj ka paralajmëruar fansat e tij se po sjell një albumi të ri, i cili tashmë është finalizuar.

Pak ditë më parë përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi i njohur zbuloi se albumi që mban titullin “Lamboziki” do të publikohet më 14 shkurt.

Në kuadër të albumit, reperi ka njoftuar se është në përgatitje të një kënge me videoklip.

Xhirimet e videoklipit po bëhen në Zvicrën, saktësisht në Cyrih, kështu kanë bërë të ditur dy vëllezërit përmes postimeve në Instagram.

Por repereve iu është ndërprerë xhirimi nga policia zvicerane duke iu bërë një kontroll makinave të tyre luksoze, madje për rastin u fol edhe në edicionin e lajmeve në televizionin zviceran.

“Policia ndërpreu xhirimet e djeshme të videoklipit të reperit Mozzik në Cyrih”, thuhet në një postim të reperit.

Ndërsa, në një tjetër postim Mozzik ka postuar edhe raportimin në një prej televizioneve atje

“Lajmet e Zvicrës veç ia nisen me fol për Lamboziki”, ka shkruar Mozzik.

Përndryshe, dy bashkëpunimet e tjera me Noizyn dhe Elvana Gjatën që tashmë janë lansuar janë gjithashtu pjesë e albumit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit