22.9 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Policia, zjarrfikësit, prokurori dhe psikologu përpiqen ta bindin një person të zbres nga diga e Liqenit të Livoçit në Gjilan

- Advertisement -

Një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 40 vjeçare po tenton ta lëndojë veten duke hipur në murin e pendës së liqenit të Livoçit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, në një përgjigje për Gazetën Nacionale ka treguar se janë angazhuar njësitet relevante, zjarrfikësit, prokurori dhe psikologu nga spitali regjional.

Të gjitha këto njësite janë duke u angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po provojnë të bindin këtë person të largohet nga muri i pendës.

“Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës.” – ka thënë Hashani.

Megjithëse rasti nuk duket se është zgjidhur dhe as ndihma e qytetarëve, nuk kuptohet pse Policia e Kosovës ka raportuar në këtë formë për këtë rast.

Të ngjashme

Të fundit