Home Lajme Policia zhvillon operacion të gjerë në Prishtinë: Sekuestrohen drogë, armë dhe para

Policia zhvillon operacion të gjerë në Prishtinë: Sekuestrohen drogë, armë dhe para

0
Policia zhvillon operacion të gjerë në Prishtinë: Sekuestrohen drogë, armë dhe para

Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm kundër shpërndarjes së narkotikëve, duke goditur një rrjet të dyshuar në lagjen Matiqan të kryeqytetit. Operacioni rezultoi në sekuestrimin e armëve, sasisë së konsiderueshme të narkotikëve dhe parave të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit me inicialet L.K. dhe L.L., tashmë të njohur për organet e rendit, dyshoheshin se kryenin aktivitetet e tyre kriminale nga shtëpitë e tyre.

Gjatë bastisjes, policia sekuestroi dy armë zjarri: një pistoletë Parabellum me një karikator me 7 fishekë dhe një pistoletë Super Sport me 12 fishekë të kalibrit 9mm.

Pas arrestimit, i dyshuari L.K. u dërgua në qendrën e paraburgimit për 48 orë. Ai akuzohet për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ndërsa për të dyshuarin L. L., i cili ndodhet në arrati, Prokurorja ka udhëzuar që rasti të ndahet dhe të procedohet në Departamentin e përgjithshëm.

Njoftimi i plotë:

Exit mobile version