27.4 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Policia zbulon serrë me 500 bimë kanabis, tre të arrestuar në Gjilan

- Advertisement -

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksionin në rajonin e Gjilanit të shtunën ka lokalizuar një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të këtij rajoni.

Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në fazë të mirë zhvillimi, ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin janë konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshmi të tjera, ndërsa Policia ka thënë se shkatërrimi i lëndëve do të bëhet në koordinim me organet tjera të drejtësisë.

Të ngjashme

Të fundit