Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në Banjskë.
Faktikisht, prania e policisë aty ishte në formë asistimi për Agjencinë Kosovare të Privatizimit e cila vuri nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në Banjshkë, shkruan lajmi.net.
Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Veton Elshani, zv/drejtor i policisë për rajonin e veriut.
Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për këtë aksion të policisë.