35.5 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Policia vë në pranga dy persona të dyshuar për “fajde” dhe “detyrim, sekuestrohen armë dhe para

- Advertisement -

Sot me datë 13.06.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtine – Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajde” edhe “Detyrim”.

Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:

• Katër mijë (4000) euro
• Tri (3) revole
• Një (1) armë e gjatë
• Katër (4) karikatorë
• Njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë
• Një (1) automjet
• Tre (3) telefona mobil
• Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale.

Personat e dyshuar, pas intervistës me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim për 48 orë.

Të ngjashme

Të fundit