Home Lajme Policia vazhdon operacionin në Leposaviq, sekuestrohen mallra ushqimore nga depo e një marketi

Policia vazhdon operacionin në Leposaviq, sekuestrohen mallra ushqimore nga depo e një marketi

0
Policia vazhdon operacionin në Leposaviq, sekuestrohen mallra ushqimore nga depo e një marketi

Policia e Kosovës ka vazhduar operacionin e datës 21 dhjetor 2023 në Leposaviq, nën dyshimin për “tregti të ndaluar” dhe “shmangie nga tarifat doganore”.

Në njoftimin e policisë bëhet editur se janë sekuestruar mallra ushqimore nga depo e një marketi.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me  Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot me date 23.12.2023 kenë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21.12.2023 në Leposaviq”.

“Gjatë kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., (viti i lindjes 1968, femër kosovare), janë gjetur dhe sekuestruar  nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version