5.8 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Policia tregon se ku e arrestoi të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës.

Në njoftim thuhet se gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

I dyshuari është arrestuar në mëngjesin e sotëm në fshatin Pllaqicë dhe i njëjti ishte i plagosur me armë zjarri.

“Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar”.

“Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor.

Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit