Policia spanjolle ka konfirmuar se Diogo Jota ishte në timon kur Lamborghini i tij doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën atij dhe vëllait të tij, Andre Silvas.
Hetuesit thonë se automjeti po lëvizte “tejet mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë”, ndërsa shkaku paraprak është shpërthimi i gomës gjatë një tejkalimi.
Ekspertë të pavarur kanë vënë gjithashtu në pikëpyetje sigurinë e rrugës ku ndodhi aksidenti, duke e quajtur atë problematike dhe të rrezikshme.
Aksidenti ndodhi teksa Jota po udhëtonte drejt Britanisë përmes Santanderit pas një operacioni në mushkëri.
Ai kishte vetëm pak ditë që ishte martuar me të dashurën e fëmijërisë, Rute Cardoso.
Funerali i tij dhe i vëllait u mbajt këtë fundjavë në Gondomar të Portugalisë.