Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer dy bastisje sot në komunën e Zveçanit.
Sipas Elshanit bastisjet janë bërë në lidhje më me ngjarjet e fundit në Banjskë të Zeçanit.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka shtuar se nga ky aksion i policisë nuk ka persona të arrestuar.
“Mund ta konfirmoj se kemi kryer bastisje në lidhje me rastin e Banjskës. Njëra bastisje është kryer në Rudarë dhe një tjetër afër komunës në Zveçan. Nuk kemi persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.