Qytetarët serbë në Kosovë u organizuan në mënyrë të ndryshme për të shkuar dhe për të hedhë votën në Serbi, ku edhe po mbahen sot zgjedhjet parlamentare, transmeton Insajderi.
Në mesin e atyre që udhëtuan për të votuar, gjenden edhe qytetarët e Gorazhdecit që organizuan të shkojnë për në Serbi me autobusë dhe vetura private.
Ndërkac Policia e Kosovës, është duke kryer kontrrola precize tek pasagjerët në afërsi të Serbicës
Në Gornja Klinë afër Sërbicës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kontrolluan autobusët me pasagjerë nga Gorazhdeci, të cilët ishin nisur për në Ribariq për të votuar. Përveç autobusëve të organizuar, siç raporton Radio Gorazdevac, policia ka ndaluar edhe vetura private për të identifikuar pasagjerët.
Por që qytetarët aty nuk kanë pranuar që të prononcohen për medie para votimit dhe asaj se si do të shkojnë për të votuar.
Ndryshe, kolona u krijuan në Jarinje e Bërnjak, pika kufitare këto që lidhin Kosovën me Serbinë.