22.3 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

Policia shqiptare ndihmon dy turistët gjermanë që ishin ngujuar tek Ujvara e Shëngjergjit

- Advertisement -

Policia e Shtetit ka njoftuar se iu ka ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit.

Organet e rendit në Shqipëri bëjnë të ditur se lokalizimi i tyre u bë pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e qasshme me automjete.

“Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”- vazhdon njoftimi i Policisë së Shtetit më 20.09.2025.

Pas marrjes së njoftimit, Policia së bashku me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, kanë organizuar menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë.

“Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”- përfundon njoftimi i Policisë së Shtetit.

Të ngjashme

Të fundit