Tre turistë nga Kosova janë bllokuar nga bora në bjeshkët e Doberdolit në Valbonë, dhe janë shpëtuar nga Policia Shqiptare.
Policia Shqiptare në një postim në Facebook ka njoftuar se në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës kanë arritur të shpëtojnë tre turistët.
“Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve”, ka shkruar Policia Shqiptare.
Ata kanë njoftuar se pas dy orësh kërkime është gjetur turisti i bllokuar në vendin e quajtur “Ura Pojanes” deri sa dy të tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.
“Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës”, njofton Policia e Shqipërisë.
Postimi i plotë: