Sipas Policisë së Kosovës, gjatë fazës së hetimeve që janë në zhvillim, i dyshuari, pavarësisht thirrjeve zyrtare policore dhe kërkimeve në disa lokacione, nuk është paraqitur dhe aktualisht gjendet në arrati.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe lokalizimin e personit të paraqitur në fotografitë e publikuara.
Policia u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion relevant ta raportojnë përmes numrit emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].
Autoritetet policore theksojnë se bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien e të dyshuarit para organeve të drejtësisë.






