11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Policia shpall në kërkim “Stresin”, kërkon ndihmën e qyetarëve për vendndodhjen e tij

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur si “Stresi”.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka kërkuar ndihmën qytetarëve që ka informacion për vendndodhjen e e tij.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 06 gusht 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit