-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Policia sekuestron sasi të dyshuar të duhanit të kontrabanduar

- Advertisement -

Më datë 25.04.23 Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht njësitet  e Task Forcës dhe hetimet rajonale të Drejtorisë kufitare-Lindje, bazuar në informacione relevante dhe me urdhër të prokurorit të shtetit në Gjilan kanë realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse  në fshatin Lubishtë, komuna e Vitisë.

Gjatë operacionit policor dhe kontrollit në atë lokacion janë gjetur dhe sekuestruar sasi e  konsiderueshme e duhanit  të përpunuar dhe të pa përpunuar  (në fletë) rreth 500 kg, ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit.

Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit