Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative në terren, sot në rrotullimin hyrje-dalje në autostradën Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura, ku gjatë kontrollit ka gjetur narkotikë me peshë rreth 18 kilogramë.
Sasia e drogës ishte vendosur në qese të plastikës dhe valixhe me 36 paketime me substancë të dyshuar marihuanë.
Gjatë operacionit policor, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë e tipit Renault me targa vendore, një veturë e tipit Audi po ashtu me targa vendore, dy telefona mobilë, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Dy të dyshuarve meshkuj/kosovarë u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa një person tjetër i dyshuar mashkull/kosovar gjendet në arrati.
Të gjitha dëshmitë lidhur me rastin janë fotografuar dhe tërhequr nga Njësia e Krim Teknikës, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore.
Njoftimi i plotë nga policia:
Prishtinë, 1 qershor 2022
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – DHTN, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative në teren, me datë 01.06.2022 në rrotullimin hyrje-dalje në autostradë Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur : 1 qese e plastikës, 1 valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë gjithësej rreth 18 kg.
Gjatë zhvillimit të operacionit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
1 veturë e tipit Renault me targa vendore,
1 veturë e tipit Audi me targa vendore,
2 telefona mobil, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë
Me vendim mbi ndalimin e personave, dy të dyshuarve meshkuj/kosovarë u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa një person tjetër i dyshuar mashkull/kosovar gjendet në arrati.
Të gjitha dëshmitë lidhur me rastin janë fotografuar dhe tërhequr nga Njësia e Krim Teknikës ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore.